Shkëndija nesër e luan ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ndaj Qarabagut.
Rezultati nga sfida e parë është 1-0 në të mirë të azerëve, mirëpo gjasat për play-offin e Ligës së Kampionëve janë të mëdha, duke parë paraqitjet e tetovarëve, shkruan Arbresh.info.
Në konferencën për media para ndeshjes, trajneri Jeton Beqiri thotë se është optimist për takimin e nesërm.
“Pres një ndeshje të vështirë. Qarabagu është një ekip i fortë dhe me përvojë. Do të japim maksimumin dhe do të përpiqemi të shënojmë gol. Në ndeshjen e kthimit do të jemi më agresivë dhe më të orientuar drejt sulmit. Qarabagu kishte një ditë më shumë pushim se ne, ndërsa udhëtimet na lodhën. Por besoj se për ndeshjen e nesërme do të kemi mjaftueshëm forcë, pavarësisht nëse loja shkon në shtesë”, tha Beqi
Edhe futbollisti Kamer Qaka, pret një sfidë të vështirë mirëpo shpreson në fitore.
“Presim një ndeshje të vështirë, por kemi shpresa të mira për lojën. Do të bëjmë një ndeshje të fortë përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe do Zoti dalim me fitore”.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 12 gusht në ora 18:00 në stadiumin “Tofiq Bahramov” në Baku. /Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...