Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, beson se presidentja Vjosa Osmani tentoi ta godasë Gjykatën Kushtetuese dhe ta paralizojë atë, me dërgimin e kërkesës për sqarimin e pasojave të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues dhe e tërhoqi më pas me arsyetimin se gjyqtar raportues për rastin ishte Radomir Laban, që sipas saj, përbën “rrezik për sigurinë kombëtare”.
Hasani tha se Osmani abuzoi edhe me informatat e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Informatat e AKI-së nuk guxojnë të përdoren në publik, dhe unë po shoh që po i përdorin këta”, tha ai.
“Nëse ti thua që ka rrezik për sigurinë kombëtare dhe dyshohet që punon me BIA-n, dhe nuk ka procedurë penale ndaj tij, atëherë t’i po abuzon informatat që të vijnë të vijnë zyrtarisht. Me ligj ato janë të ndaluara”, tha Hasani në T7.
Kërkesa e Osmanit e dërguar në Kushtetuese, Hasani tha se “ka qenë tërësisht fiktive”.
“Kur doli dhe reagoi u pa që ka qenë me qëllim e orkestruar për ta goditur gjykatën, për ta paralizuar, për t’ia humbur kuorumin”, tha ai.
Gjykata do ta humbte kuorumin në rast të dorëheqjes apo shkarkimit të ndonjërit prej shtatë gjyqtarëve që janë tani anëtarë të Kushtetueses.
“Është e qartë për mua si loti, që krejt përpjekja është që të gjykata ta humbet kuorumin”, theksoi Hasani.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë