Parisi do të luaj të mërkuren finalen e Superkupës së Evropës ndaj Tottnehamit.
Për këtë sfidë kampioni i Evropës, Parisi nuk mund do të llogarisë në njërin prej lojtarin kryesor të ekipit, Joao Neves, shkruan Arbresh.info.
Mesfushori i Paris Saint-Germain do të jetë jashtë fushave për shkak të një pezullimi, i cili erdhi nga finalja e Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseas.
Neves u ndëshkua me karton të kuq direkt, për sjellje të dhunshme, pasi pamjet në VAR, treguan se ai kishte tërhequr flokët e mbrojtësit të Chelseat, Marc Cucurella, gjatë një përplasjeje jashtë aksionit të lojës.
Kështu Neves u ndëshkua me dy ndeshje pezullim pas atij kartoni të kuq. Ai do ta humb finalen e Superkupës së Evropës si dhe ndeshjen hapëse të Ligue 1 kundër Nantes, pasi sjellja e dhunshme u klasifikua si shkelje e rëndë që shtrihet përtej kompeticionit ku ndodhi incidenti.
Ndeshja mes PSG dhe Tottenham luhet me 13 gusht me fillim nga ora 21:00, teksa mungesa e portugezit do të jetë e madhe për Luis Enriquen, i cili e pati futbollist kyç edicionin e kaluar./Arbresh.info
Goditje për Real Madridin: Thibaut Courtois drejt mungesës n...
Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në k...
Izraeli ka goditur mbi 200 objektiva në Iran në 24 orët e fu...
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...