Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh) në Luginën e Preshevës ka reaguar ashpër ndaj vendimit për emërimin e katër personave nga komuniteti serb, përfshirë një nga Vranja, në Administratën Tatimore në Bujanoc, komunë ku shqiptarët përbëjnë rreth 63% të popullsisë.
Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi, ky veprim përbën një rast të qartë diskriminimi dhe përjashtimi të shqiptarëve nga jeta publike dhe institucionale.
Në reagimin e Rexhepit thuhet se vazhdimi i përjashtimit të shqiptarëve nga punësimi dhe përfaqësimi në institucionet publike të nivelit republikan dëshmon se qeveria nuk po respekton Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e arritura, përfshirë Marrëveshjen e Konçulit, Planin me 7 pika të vitit 2013 dhe Planin e integrimit të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në sektorin publik për periudhën 2023–2026.
Rexhepi njofton se këtë çështje do ta adresojë edhe para faktorëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar si shembull të pastër të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Bujanoc./Arbresh.info/
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...