Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar takim me ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili, ku kanë biseduar për vazhdimin e thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Në një njoftim për medie OVL e UÇK-së, duke falënderuar për gatishmërinë, respektin e sinqertë, bëri të ditur se kërkuam nga shteti turk që të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në Gjykatën Speciale.
“I jemi thellësisht mirënjohës shtetit turk dhe ambasadorit Sabri Tunç Angili për gatishmërinë, respektin dhe dëgjimin e sinqertë të zërit tonë. Në këtë takim, ne kërkuam nga shteti turk që të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në këtë proces, për të siguruar një trajtim të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë”, thuhet në njoftim.
Kjo organizatë tutje vë në dukje se kjo miqësi e vërtetë ndërmjet dy popujve tanë ka kaluar provat e kohës, duke qëndruar fuqishëm përmes përkrahjes para, gjatë dhe pas luftës, teksa falënderon për besimin dhe mbështetjen që na është dhënë dhe shpresojmë që ky bashkëpunim i sinqertë do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...