Një zjarr i madh ka shpërthyer të dielën pas dite në fshatin Kçiq i Madh-Vogël në Mitrovicë, raporton Policia e Kosovës.
Si pasoj e zjarrit, janë djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, pullazet e tri objekteve përcjellëse, si dhe dy shtëpi të pa banuara të tre, shkruan Arbresh.info.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“Fsh. Kçiq i Madhë-Vogël ,Mitrovicë Jug / 10.08.2025 – 14:00. Është raportuar për një zjarr i cili kishte kapluar barishte, shkurre në pyll dhe kishte filluar të rrezikoj banorët dhe pronat. Njësiti policor i dhe i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes janë përpjekur që ta lokalizojnë zjarrin, por nga përhapja e shpejtë e zjarrit si pasojë janë djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, pullazet e tri objekteve përcjellëse, si dhe dy shtëpi të pa banuara të tre ankuesve meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...