Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të vrasjes së trefishtë që ndodhi një ditë më parë në qytetin e Gjilanit.
Sipas policisë, më 10 gusht 2025 rreth orës 12:30, njësitë policore reaguan pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri në një zonë të qytetit.
Në vendin e ngjarjes u gjet një viktimë mashkull pa shenja jete, vdekja e të cilit u konstatua nga mjekët në vend.
Policia bënë të ditur se edhe tre persona të tjerë u gjetën të plagosur, të gjithë meshkuj kosovarë.
Dy prej tyre ndërruan jetë më vonë në emergjencën e Spitalit të Gjilanit.
“Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
LEXO EDHE:
Sot i jepet lamtumira e fundit babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...