Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video nga takimi me urbanistë dhe ekspertë të fushës, ku është diskutuar për bllokadën e gjatë të sheshit “Xhorxh Bush” dhe pasojat që ka sjellë ky vendim për kryeqytetin.
Ky shesh, i mbyllur prej kohësh për qarkullimin e automjeteve, është bërë një nga çështjet më të diskutuara në Prishtinë për shkak të ndikimit në trafik dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Urbanisti Driton Tafallari e cilësoi vendimin si të ngutshëm, duke theksuar se “është e pamundur me e bë një mbyllje të këtillë pa i mendu paraprakisht alternativat”.
Në të njëjtën linjë, Driton Mecini tha se mungesa e alternativave ka bërë që “komunikacioni sot të jetë dy herë më i keq se sa ka qenë” dhe se vendimi e ka rënduar “për 100%” qarkullimin.
Edhe Eliza Hoxha u shpreh se hapësira aktualisht është e papërdorshme dhe “është e askujt hiç”.
Në fund të kësaj videoje, Ismaili tha se ky shesh duhet të hapet tani, ndërsa vendimi mund të rishikohet në të ardhmen “kur të krijohen kushtet e nevojshme ku qytetarët munden me funksionu”.
Ai theksoi se Prishtina ka nevojë për vendime të menduara mirë, që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe nuk krijojnë më shumë pengesa të panevojshme/Arbresh.info/
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...