Një aksident që ka lënë të plagosur një efektiv policie është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se efektivi është përplasur nga një automjet teksa po kalonte vijat e bardha dhe ishte duke shkuar për të nisur punën.
“Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin”, sqaron policia.
Punonjësi i policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./A2 Televizion/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...