Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit, përmes të cilit do të realizohet një investim prej 2 milionë eurosh për renovimin e Stadiumit të Qytetit.
Sipas njoftimit, ky projekt synon modernizimin e plotë të infrastrukturës sportive, duke krijuar kushte më të mira për sportistët, klubet dhe komunitetin lokal.
Punimet do të zhvillohen sipas standardeve bashkëkohore të arkitekturës dhe inxhinierisë, duke e kthyer stadiumin në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe bashkëkohore.
Projekti, ndër të tjera, parasheh ndërtimin e tribunës lindore, vendosjen e mbulesës në tribunat ekzistuese dhe ndriçimin e Stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbështetjen e sportit dhe zhvillimit të aktiviteteve sportive në Podujevë, si pjesë e përkushtimit të MKRS për përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin”, thuhet n137 njoftimin e MKRS.
Memorandumi u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm i MKRS, Bislim Bislimi, dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi./Arbresh.info




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...