Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se kanë shpëtuar shumë jetë pasi ndalën diçka që ishte gati të niste mes Serbisë dhe Kosovës.
Trumpi tha se së fundi ndalën një konflikt mes Serbisë e Kosovës, teksa përmendi edhe konflikte të tjera që ishin gati të shpërthenin si ato midis Indisë e Paktistanit, Kongos e Ruandës si dhe Tajlandës e Kamboxhas.
“Serbia dhe Kosova, ne ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, tha Trumpi.
Kjo nuk është hera e parë që Trumpi e përmend nëpër ngjarje madhore se e ndali një konflikt midis Serbisë dhe Kosovës.
Se Trumpi e ka ndalur një konflikt mes Serbisë e Kosovës ditë më parë e pati konfirmuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar