Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese për veprim me motive partiake, pas publikimit të vendimit që përcakton se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur.
Në një postim në Facebook, Murati tha se vendimet e fundit të Kushtetueses tregojnë një qasje selektive dhe klienteliste, që favorizon “gardën e vjetër” politike.
Ai përmendi edhe vendimin e vitit 2014, kur, sipas tij, kjo gjykatë shërbeu për të mbajtur Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet, duke mos lejuar formimin e qeverisë pa këtë parti.
“Në vitin 2014, për ta mbajtur PDK-në me çdo kusht në pushtet, Gjykata Kushtetuese ishte bërë vegël e PDK-së dhe kishte vendosur që: 1. Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve, pra PDK-në. Nëse nuk ishte PDK-ja në Qeveri, vendi duhej të shkonte në zgjedhje. 2. Pozita e Kryetarit të Kuvendit i takonte fituesit të zgjedhjeve, pra PDK-së, dhe deputetët s’kishin rrugë tjetër pos ta realizonin këtë, qoftë me votim të hapur, të fshehur, apo çfarëdo forme tjetër. Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese bëri kthesë dhe e ndryshoi pikën 1, kur i dha të drejtë Presidentit asokohe që të mandatonte një qeveri pa fituesin brenda, sepse fituesi ishte Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos