Tensionet Kosovë-Serbi, emisarja britanike pas Kurtit flet në telefon edhe me Vuçiqin

23:31 | 7 Gusht 2025
E.H

Pas një bisede telefonike me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, emisarja e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka zhvilluar një tjetër telefonatë – këtë herë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një njoftimi nga Ambasada Britanike në Serbi, bëhet e ditur se në qendër të bisedës ishin shqetësimet lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevoja për zgjidhje të qëndrueshme në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në komunikatë theksohet rëndësia që palët t’i rikthehen angazhimit konstruktiv për zgjidhjen e çështjeve të hapura, në funksion të stabilitetit dhe paqes në rajon.

“Dame Karen Pierce, E dërguara e posaçme për Ballkanin Perëndimor, foli dje me Presidentin serb Vuçiç për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Serbisë dhe Kosovës dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.

Në njoftim përmendet edhe biseda e saj me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Serbisë në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Dame Karen foli gjithashtu këtë javë me Kryeministrin në detyrë të Kosovës Kurti”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rajonin disa herë është deklaruar publikisht edhe presidenti amerikan Doanld Trump, duke thënë se ndaloi një luftë, më saktësisht një sulm potencial të Serbisë ndaj Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale