Gjatë ditës së sotme është publikuar lista e kandidatëve për të fituar Topin e Artë, njëkohësisht revista prestigjioze “France Football”, ka publikuar edhe 10 portierët që do të luftojnë për çmimin ‘Yashin’.
Çmimi “Yashin” i dhurohet portierit më të mirë të vitit me performancat më të mirë me klub dhe kombëtare, shkruan Arbresh.info.
Fitues aktual i këtij çmimi është gardiani i Aston Villës dhe Argjentinës, Emiliano Martinez. Ai e ka fituar për dy herë radhazi këtë trofe në vitin 2023 dhe 2024.
Emi lufton edhe këtë vit për ta fituar këtë trofe, së bashku me nëntë portier të tjerë. Donnaruma gjithashtu është në këtë listë dhe është në “pole position” për ta fituar, pas sukseseve historike me PSG-në.
Pjesë e garës janë edhe Alisson, Courtois, Raya, Chevalier, Sommer, Sels, Oblak e Yassine Bonou i Al-Hilal.
Ky çmim, i dhënë për herë të parë portierit të Liverpoolit, Alisson, në vitin 2019, nderon portierin më të mirë në botë dhe është emëruar në nder të legjendës së Bashkimit Sovjetik, Lev Yashin, i vetmi portier që ka fituar ndonjëherë Topin e Artë.
Ceremonia e Topit të Artë mbahet me 22 shtator në Paris./Arbresh.info
🚨𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: The nominees for the Men’s Yashin Trophy, awarded to the best goalkeeper.🏅 pic.twitter.com/536Ek0mWA9
— FÚTBOL HUB (@futbolhub7) August 7, 2025
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...