Barcelona edhe zyrtarisht ia ka larguar shiritin e kapitenit portierit të klubit, Marc-Andre ter Stegen.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi katalanas përmes një postimi në platformën X-(ish-Twitter), shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit zyrtar të Barcelonës, shiritin e kapitenit nga sezoni do ta bart mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo.
“Vendimi vjen pas hapjes së një procedure disiplinore ndaj Marc-André ter Stegen. Gjatë kësaj periudhe, detyrat e kapitenit të parë do të merren nga zëvendës-kapiteni aktual, Ronald Araújo”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ky zhvillim ftoh akoma më shumë raportet mes gardianit gjerman dhe udhëheqësve të klubit./Arbresh.info
𝗖𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗰𝗮𝘁 𝗱𝗲𝗹 𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗿𝗰𝗲𝗹𝗼𝗻𝗮
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) August 7, 2025
Vazhdon super spektakli i “Play-Off”-it të basketbollit
“Kosova po i afrohet një skenari të ngjashëm me Bullgarinë q...
KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në Dheu i Bardhë, ndalohen ka...
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...