Skuadra serbe Crvena Zvezda i ka falënderuar tifozët e Lech Poznanit që në ndeshjen për rrethin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve shpalosën në stadium një baner të madh me shkrimin “Kosova është Serbi”.
Gjatë ndeshjes së luajtur të mërkurën mbrëma në stadiumin e Poznanit, tifozët vendas shpalosën një baner të madh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Pas përfundimit të ndeshjes, të cilën Zvezda e fitoi me rezultat 1:3, faqja zyrtare e klubit serb në platformën “X” publikoi një foto të banerit dhe shkroi “Faleminderit” në gjuhën polake (“Dziękujemy”), duke falënderuar publikisht tifozët e Lech Poznanit për këtë mesazh politik. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave.
Polonia është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008. Megjithatë, një pjesë e tifozëve polakë vazhdojnë të mbështesin narrativat serbe në çështjen e Kosovës.
UEFA vazhdimisht ka shqiptuar gjoba dhe ndëshkime ndaj klubeve apo federatave për incidente të ngjashme.
Dziękuję @LechPoznan!
🔴⚪️ #fkcz pic.twitter.com/YO5nh0LoRH
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) August 6, 2025
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...