Richard Grenell, këshilltari i Presidentit amerikan, Donald Trump, po pushon në Rivierën e Shqipërisë.
Vetë ish-i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi publikoi një video në rrjetet sociale, ku tregoi se ndodhet në Shqipëri.
“Shqipëria me amerikanë”, shkruan ai krahas videos, duke prezantuar miqtë amerikanë, me të cilët ndodhet në jugun shqiptar.
View this post on Instagram
Edhe pasi mbylli detyrën si i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk humbi vëmendjen ndaj zhvillimeve në rajon. Vetëm pak javë më parë, ai reagoi në mështetje të Hashim Thaçit, teksa tha se ishte prokurori Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin e ish-presidentit të Kosovës.
Arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Grenell përmes një postimi në “X”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...