Është mbajtur një protestë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK).
Punëtorët e RTK-së protestuan për shkak të mosalokimit të buxhetit gjashtë mujor për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës të mediumit të vetëm publik të Kosovës.
Gjatë protestës u theksua se qëllimi i vetëm është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve dhe sigurimi i pagave të merituara.
Gëzim Bimbashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, kërkoi që menjëherë të alokohet buxheti për institucionin e vetëm publik. Ai theksoi se mbi 700 familje ndodhen në një gjendje të rëndë ekonomike. Sipas tij, protesta nuk ka karakter politik. Bimbashi gjithashtu kërkoi rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm, si dhe sigurimin e pagave.
Ndërsa Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së, tha se kjo krizë në RTK ka qenë e shmangshme. Ai kërkoi që buxheti për RTK-në të alokohet menjëherë për gjashtëmujorin e dytë të vitit. Sipas tij, RTK ka një rol të rëndësishëm në skenën mediale të Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...