Qarabagu mund të jetë i kënaqur me fitoren në Shkup ndaj Shkëndijës (0-1), pasi ky ishte hapi i parë drejt kualifikimit për në fazën play-off të Ligës së Kampionëve, njofton Telegrafi.
Trajneri shumëvjeçar i skuadrës, Gurban Gurbanov, i cili tashmë prej 18 vitesh është në krye të gjigantit azerbajxhanas, foli për mediat pas ndeshjes lidhur me paraqitjen e ekipit të tij.
“Së pari dua t’i përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund dhe luajtën me intensitet. Është shumë e rëndësishme që në ndeshje të tilla të jesh luftarak deri në fund. Bëmë disa gabime, por për ne ishte shumë i rëndësishëm rezultati i kësaj sfide. Kam fjalët më të mira për Shkëndijën, luajtën shumë mirë ndaj FCSB-së dhe na e vështirësuan punën. Fitorja është e rëndësishme për ne, por në Baku duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të lejojmë që ndeshja të jetë kaq e ngushtë,” – deklaroi Gurbanov.
Ndeshja e kthimit mes Qarabagut dhe Shkëndijës do të luhet më 12 gusht, në orën 18:00, në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku.
Fituesi i këtij çifti do të përballet në fazën play-off të Ligës së Kampionëve me fituesin e përballjes Ludogorets – Ferencvaros, ndërsa humbësi do të kalojë në play-off të Ligës së Evropës ku do të luajë pikërisht ndaj humbësit të të njëjtit çift.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...