Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se ka besim të plotë në Gjykatën Kushtetuese dhe në rolin e saj për të garantuar funksionimin e institucioneve demokratike, duke theksuar se pret një vendim të drejtë që do të rikthejë normalitetin institucional në vend.
Në një reagim zyrtar, LDK-ja ka theksuar se kërkesa e dorëzuar nga ana e saj në Kushtetuese ka në thelb një fakt të pakontestueshëm: subjekti që ka dalë i pari në zgjedhjet e fundit parlamentare ka refuzuar të propozojë kandidat për Kryetar të Kuvendit, duke bllokuar qëllimisht seancën konstituive, transmeton Arbresh.info
“Përkundrazi, përmes insistimit të përsëritur – plot 48 herë – është kërkuar votim jashtë rendit të ditës dhe jashtë procedurës kushtetuese, në vend se të propozohej kandidati për Kryetar Kuvendi siç kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare. Kjo sjellje ka prodhuar bllokadë të qëllimshme dhe ka dëshmuar se subjekti në fjalë nuk ka pasur as vullnetin dhe as kapacitetin për të ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë që i takon të parit. LDK-ja e ka bërë të qartë se, në përputhje me vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe me parimet themelore të funksionimit të sistemit kushtetues parlamentar, në rast se subjekti i parë dështon të sigurojë shumicë, e drejta për të propozuar kandidatin duhet t’i takojë shumicës parlamentare. Sistemi demokratik funksionon mbi bazën e shumicës dhe përgjegjësisë, jo të bllokadës dhe mungesës së vullnetit politik”, thuhet në reagim.
“Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e funksionimit të institucioneve dhe në mbrojtjen e rendit demokratik në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. LDK-ja pret nga Gjykata Kushtetuese një vendim të drejtë dhe në përputhje me frymën e Kushtetutës – që i hap rrugë shumicës parlamentare të ushtrojë të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe të rikthejë normalitetin institucional. LDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit kushtetues dhe për një qeverisje që reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej në reagim./Arbresh.info
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...