Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Rripit të Gazës kur të takohet me kabinetin e tij të sigurisë, thonë mediat izraelite.
“Zari është hedhur. Ne do të shkojmë për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës – dhe do të mposhtim Hamasin”, citojnë gazetarët vendas të ketë thënë një zyrtar i lartë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Duke iu përgjigjur raporteve se shefi i ushtrisë dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë e kundërshtojnë planin, zyrtari i paidentifikuar tha: “Nëse kjo nuk funksionon për shefin e shtabit, ai duhet të japë dorëheqjen”.
Familjet e pengjeve kanë frikë se plane të tilla mund të rrezikojnë të dashurit e tyre, me 20 nga 50 që besohet se janë gjallë në Gaza, ndërsa sondazhet sugjerojnë se tre në katër izraelitë në vend të kësaj favorizojnë një marrëveshje armëpushimi për t’i kthyer ata.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë