Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është telefonuar sot nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Ambasada britanike në Prishtinë njofton se Karen foli me Kurtin për shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Arbresh.info.
Poashtu, Karen i shprehu Kurtit nevojën për t’i zgjidhur çështjet përmes dialogut..
“Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, foli sot me Kryeministrin në detyrë Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Pas Kurtit, Karen do të zhvilloj bisedë telefonike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Dame Karen do të flasë gjithashtu me Presidentin e Serbisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës...
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjyk...
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...