Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar pas vendimit të Presidentes për të tërhequr kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, duke përmendur si arsye caktimin e gjyqtarit raportues Radomir Laban.
Sipas Cakollit, ndonëse është legjitime që institucionet të kenë rezerva ndaj figurave të caktuara, sidomos kur ka raportime të përsëritura nga organet e sigurisë për cenim të rendit kushtetues, kjo nuk mjafton për të arsyetuar tërheqjen nga një rast me peshë të madhe kushtetuese.
“Nëse pas tetë vitesh raportimesh nuk është iniciuar asnjë hetim apo kallëzim penal, atëherë është vështirë të arsyetohet se si një element procedural, si caktimi i gjyqtarit raportues, mund të shërbejë si arsye për tërheqje”, shkruan Cakolli në Facebook.
LEXO EDHE:
Ai sqaron se gjyqtari raportues nuk e përcakton as përmbajtjen dhe as rezultatin e vendimit. Në rastet kur paneli propozues vendos për papranueshmëri, mjafton që një gjyqtar të mos pajtohet, dhe rasti kalon për shqyrtim në përbërje të plotë të Gjykatës. Vendimi merret me shumicë votash, ndërsa nëse raportuesi nuk është pjesë e shumicës, Kryetari mund të caktojë një tjetër për të hartuar tekstin përfundimtar të vendimit.
Cakolli nënvizon se edhe nëse Presidentja tërheq kërkesën, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të vazhdojë shqyrtimin nëse vlerëson se rasti përbën interes publik madhor – gjë që, sipas tij, është evidente në situatën aktuale kur Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues dhe vendi gjendet në vakum institucional./Arbresh.info
Postimi i plotë:
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën