Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Sipas njoftimit, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Nissinen në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, shkruan Arbresh.info.
Ajo theksoi se angazhimi i tij i vazhdueshëm ka luajtur një rol kyç në afrimin e mëtejmë të dy vendeve dhe në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.
Në këtë kontekst, Presidentja vlerësoi në mënyrë të veçantë vizitën bilaterale në Finlandë, të cilën e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe një dëshmi konkrete e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit, ajo ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për rrugën euroatlantike të Kosovës. Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konstituimin e institucioneve të reja.
Në përmbyllje të takimit, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e frytshëm dhe përfaqësimin me dinjitet të shtetit dhe popullit finlandez në Kosovë, duke i uruar atij suksese të mëtejshme në të gjitha angazhimet e ardhshme./Arbresh.info/
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq