Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se për disa minuta, nënkalimi kryesor pati probleme me gypin përcjellës të sistemit të kanalizimit atmosferik, si pasojë e një bllokimi të qëllimshëm.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se pas intervenimit të menjëhershëm, u konstatua se gypi ishte mbyllur nga njerëz të papërgjegjshëm.
“Për disa minuta, nënkalimi kryesor pati probleme me gypin përcjellës të sistemit të kanalizimit atmosferik si pasojë e një bllokimi të qëllimshëm. Pas intervenimit të menjëhershëm, u konstatua se gypi ishte mbyllur nga njerëz të papërgjegjshëm, gjë që tregon për veprime dashakeqe”.
“Vështirë të besohet që dikush mund të dëmtojë me qëllim projekte që po i japin Malishevës një pamje të re, por fatkeqësisht ndodh. Megjithatë, këto akte nuk mund ta ndalin zhvillimin”, është shprehur tutje Kastrati.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...