Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, mirëpriti sot në ambientet e Ambasadës drejtorin e ri Ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli.
Sipas njoftimit, gjatë bashkëbisedimit, ambasadori Malaj vlerësoi rolin dhe aktivitetin e rëndësishëm të Odës në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Gjermanisë dhe Kosovës, si dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur çdo nismë që ndihmon edhe afrimin e investitorëve gjermanë me Shqipërinë.
“ Vasolli mirëpriti ftesën për bashkëpunim të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë që ka prania e bizneseve gjermane për zhvillimin ekonomik të Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë rajonit në funksion të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor” ”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Tutje theksohet se në takim, ambasadori Malaj u shoqërua nga Këshilltari Kastriot Noli.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...