Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, njëherësh kreu i “lirisë”, Ilir Metës.
Avokati Kujtim Cakrani tha për “Top Channel” se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish-presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK, transmeton Klankosova.tv.
Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj jave.
Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu akuzuar dhe mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.
Fitore e madhe e Llapit, Ballkani i jep fund garës për titul...
Ferizaj fiton një pikë të artë në sekondat e fundit ndaj Gji...
Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga Gjermania
Drenica fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit
Papa Leo shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi k...