Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka adresuar kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare për siç thotë ai “padrejtësitë ndaj Serbisë”.
Gjatë një fjalimi, Vuçiq theksoi se “Serbia më 1999 u bombardua pa vendim të OKB-së”, derisa shtoi “na morën 14% të territorit”.
Teksa foli për operacionin “Stuhia” në Kroaci, vendimtar për çlirimin kroat – Vuçiq vajtoi për Kosovën, ndonëse aktivisht ideja serbe për “Botën Serbe”, proklamohet.
Duke folur për Kosovën ai përdori gjuhën e njohur të tij, duke thënë se komunat e veriut në Kosovë “janë të pushtuara”, dhe po udhëhiqen nga “okupatorët”.
Akuzoi rëndë serbët që punojnë aty, duke i quajtur si “shërbëtorë”, ka raportuar “Kossev”.
“Dy vjet e gjysmë më parë patëm zgjedhje në veri të Kosovës dhe ata i njohën zgjedhjet me pjesëmarrje prej 2.5 përqind. Dhe kjo ishte sundimi i ligjit dhe demokracia.”, propagandoi Vuçiq.
“Këta janë ata që kanë shpirtra skllevër, që u pëlqen t’u shërbejnë të tjerëve. Që do të hiqnin dorë nga besimi, populli dhe shteti i tyre për hir të pjesëmarrjes në një ballo”, thotë ai. “Shumica nuk do të jenë shërbëtorë në fund të fundit. Ata duan lirinë e tyre”.
Vuçiq përballet me pakënaqësi të brendshme për shkak të korrupsionit dhe nivelit të autoritarizmit, por ai në publik me tone nacionaliste flet për “aspirata historike e fetare ndaj Kosovës”.
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...