Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka deklaruar me guxim se Marcus Rashford është një lojtar më i mirë se Nico Williams, teksa biznesmeni iu kundërpërgjigj vëllait të tij, Inaki, pas akuzave të spanjollit se Barcelona ka gënjyer gjatë sagës së transferimit.
Williams refuzoi ofertën e Barcelonës për të nënshkruar një kontratë afatgjatë me Athletic Bilbaon, ndërsa Rashford iu bashkua katalanasve në formë huazimi nga Manchester United.
Ish-kreu i Barcelonës vlerësoi vendimin e klubit për të marrë Rashfordin në një marrëveshje huazimi njëvjeçare nga ‘Old Trafford’, duke e cilësuar sulmuesin anglez si një lojtar më të mirë se Williams, i cili, pas një drame të madhe në tregun e transferimeve, vendosi të firmosë një kontratë të re 10-vjeçare me Athletic Bilbaon.
“Së pari, për mua Marcus Rashford është më i mirë se Nico. Prej këtu e tutje, nuk më intereson çfarë mund të thotë Inaki”.
“Lojtari na ka përdorur në një mënyrë të mirë, ka përfituar një kontratë të mirë, dhe jam i lumtur për të. Nuk e kuptoj zemërimin e Athletic”.
“Kam nënshkruar me shumë lojtarë nga Bilbao, si Zubizarreta, dhe gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me presidentin e tyre. Kjo është e kaluar”.
“Duhet të fokusohemi te sezoni dhe të kemi besim te skuadra dhe te trajneri i jashtëzakonshëm që kemi”, ka thënë Gaspart.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...