Pas spektaklit të jashtëzakonshëm që dhuroi në natën e parë të “Sunny Hill Festival”, superylli me famë botërore Dua Lipa ka publikuar disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në natën e dytë të festivalit, të cilën e shijoi si spektatore nga zona VIP.
E rrethuar nga familjarët e saj, Dua e përjetoi natën e dytë nën tingujt e kolegut dhe mikut të saj Shawn Mendes, i cili performoi për herë të parë në Prishtinë, duke ndezur skenën e festivalit me energji dhe emocione të shumta.
“Nata e dytë në Sunny Hill Festival! Një natë e pabesueshme, performanca të jashtëzakonshme, energji e papërshkrueshme nga turma!!! Të ndjehesh krenar është pak të thuash – besoj që për të gjithë ne ishte diçka më shumë se kaq”, ka shkruar Dua në mbishkrimin që shoqëronte fotografitë e publikuara në Instagram.
Përmes këtyre imazheve të ndara me ndjekësit, artistja me prejardhje nga Kosova vuri në pah edhe njëherë lidhjen e saj të fortë emocionale me këtë festival, të cilin e ka themeluar së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipa. Fotot e publikuara tregojnë ambientin festiv, ndriçimin, turmën entuziaste dhe atmosferën unike që ka sjellë “Sunny Hill” në Prishtinë.
Sonte mbahet nata e tretë dhe e fundit e edicionit të pestë të “Sunny Hill Festival”, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon. Pas dy netëve të paharrueshme me emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe shqiptare, publiku pret një mbyllje spektakolare që do ta kurorëzojë me sukses një tjetër kapitull të këtij festivali që po bëhet gjithnjë e më ikonik. /Telegrafi/
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...