Deputeti i Aleancës për Ardhmërinëe e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas racizmit ndaj shqiptarëve që kanë treguar tifozët e Maqedonisë në një ndeshje basketbolli mbrëmë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është “‘ndryshimi’ që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut” e që ka thënë se “po ju bën të fala me klithmat shurdhuese”.
“Dhoma gazi për shqiptarë”.
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë”.
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket””, ka shkruar Haradinaj duke cituar deklarimet e tifozëve maqedonas.
“Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut”, ka shtuar ai. /Arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan