Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e ish-talentit të madh të Ajaxit, Jorrel Hato.
‘Blutë’ thuhet se kanë paguar 43 milionë euro për 19-vjeçarin Hato, i cili ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me klubin londinez.
Jorrel Hato debutoi për Ajaxin në shkurt të vitit 2023, kur ishte vetëm 16 vjeç, 10 muaj e 23 ditë, duke u bërë kështu lojtari i pestë më i ri që ka luajtur ndonjëherë për klubin nga Amsterdami.
Më pas, Hato u bë kapiteni më i ri në historinë e klubit, si dhe lojtari më i ri që ka arritur të luajë të paktën 100 ndeshje për Ajaxin.
Mbrojtësi holandez e përfundoi aventurën e tij në Amsterdam me gjithsej 111 paraqitje. Ai realizoi katër gola dhe dhuroi 10 asistime për gjigantin holandez.
Shuma prej 43 milionë eurosh e bën Haton lojtarin e pestë më të shtrenjtë në historinë e Ajaxit, duke u barazuar me transferimin e Mohammed Kudus te West Ham.
Hato i bashkohet skuadrës së Chelseat që sezonin e kaluar fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube.
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve