Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar foto nga ndërtimi i urës mbi lumin Ibër.
Me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se ka mbetur vetëm edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit, shkruan Arbresh.info.
Durmishi thotë se në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.
Postimi i tij i plotë:
Vendosen trarët kryesor në urën mbi lumin Ibër
Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës.
Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit.
Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...