Me ftesë të Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Drenas, Shoqërisë “Lëvizja” dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është mbajtur një takim konsultativ për mbështetjen e “Protestës kundër padrejtësisë”, e cila pritet të mbahet me 7 gusht në Prishtinë me pjesëmarrjen e qytetarëve pa dallim bindjesh politike.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me përfaqësues të shoqatave dhe subjekteve politike, përfshirë Naim Bujupi, Izet Ibrahimi, Beqir Kiqina dhe Egzona Tërdevci.
““Protesta kundër padrejtësisë” është protestë ku do të marrin pjesë qytetarë pa dallim partie dhe bindjeve tjera, në mbrojtje të vlerave të luftës. UÇK zhvilloi luftë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare dhe vlerat e saj na bashkojnë të gjithëve. Në takim theksova se protesta është e ftuar nga shoqatat e dala nga lufta, por, na takon të gjithëve në Komunën e Drenasit ta përkrahim këtë kauzë të drejtë në mbrojtje të vlerave të luftës. Me qëllim të pjesëmarrjes masive në Prishtinë, i kam rezervuar pesë autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve, nëse do të ketë nevojë, mund të sigurohen edhe të tjerë. Nuk kemi heronj për të humbur!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./Arbresh.info
LEXO EDHE:
OVL UÇK: Interesimi i madh për protestë, dëshmi e përkushtimit për drejtësi
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës