Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim zyrtar zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe ato të NATO-s, David A. Baker, duke theksuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci u shpreh se vizita e zyrtarit të lartë amerikan ishte një mundësi për të diskutuar rreth sfidave të sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë, si dhe përparimin që Kosova ka bërë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe bashkëprodhimit me SHBA-të.
“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara: Një partneritet i ndërtuar mbi vlera dhe miqësi të përjetshme. Kosova gëzon një siguri të shtuar me SHBA-të si partner të besueshëm dhe luan një rol aktiv në promovimin e paqes e stabilitetit, në nivel rajonal dhe global”, ka deklaruar Maqedonci.
Presidentja Osmani dhe ministri Maqedonci, në takimin me David Baker, konfirmuan angazhimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe trajnimeve ushtarake.
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...