Pacolli: Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi larg – qytetarët të lodhur nga premtimet

15:12 | 2 Gusht 2025
E.K

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se skena politike në Kosovë ka nevojë për një reflektim të thellë dhe të sinqertë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale politike në vend, duke theksuar se politika është kthyer në një luftë të brendshme për pushtet, në vend që të fokusohet në të ardhmen e përbashkët të qytetarëve.

“Po jetojmë një kohë kur politika në Kosovë u kthyar në luftë te brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura’, tha ai.

Ai ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg dhe qytetarët janë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura.

“Institucionet tona kanë nevojë për llogaridhënie, për më transparencë, pa arrogancë politike. Te gjyqësori ka pretendime ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshem, korrupsioni është shumë i pranishem nëpër indtitucione, e të rinjtë po largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë. Kosova nuk e neriton këtë ngecje. Ajo meriton politikë që i shërben qytetarit, jo vetes. Meriton unitet kur është fjala për interesa madhore kombëtare. Nuk ka kohë për ego personale apo për gjuhë përçarëse. Sot, më shumë se kurrë, na duhet një veprim politike i dikujtë që dëgjon, reflekton dhe vepron me përgjegjësi. Sepse vetëm atëherë mund të flasim për të ardhmen me”, thekson Pacolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale