Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, të shtunën do ta presë në takim zëvendësndihmëssekretarin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jason Baker.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare duke filluar nga ora 16:00.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër (e shtunë, 2 gusht) do të presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jason Baker. Pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00. Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...