Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar pajisje për prodhimin e kripto-valutave në Zubin Potok.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info.
“Me datën 31.07.2025, Policia e Kosovës, gjatë aktiviteteve të saj policore në fshatin Qabër, komuna e Zubin Potokut, ka hasur në pajisje që shërbejnë për prodhimin e kripto-valutave. Në një objekt përcjellës të një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kripto-valutave”, njofton policia.
Për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192.
Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për parandalimin, luftimin dhe zbulimin e veprimtarive të jashtëligjshme./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Goditje për Real Madridin: Thibaut Courtois drejt mungesës n...
Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në k...
Izraeli ka goditur mbi 200 objektiva në Iran në 24 orët e fu...
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...