Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falenderuar qytetarët përgëzimet dhe ofrimin e bashkëpunimit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se fushata nuk ka filluar ende dhe se për çdo veprim do të njoftohen paraprakisht duke e bërë publike agjendën, shkruan Arbresh.info.
“Falënderim!
Qytetarë të nderuar,
Ju falënderoj për të gjitha mesazhet përkrahëse, përgëzimet dhe ofrimin e bashkëpunimit. Në pamundësi të përgjigjes ndaj mijëra mesazheve, ju falënderoj të gjithëve, ua kthefshim me të mirë.
Në mesin e mesazheve, janë dhjetëra ftesa për takime dhe vizita në shtëpitë Tuaja apo në lagje. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra, por, përgjigja ndaj të gjitha ftesave, tani për tani është e pamundur.
Ne ende nuk e kemi filluar fushatën e as nuk i shqetësojmë qytetarët me telefonata. Për çdo veprim, do të njoftoheni paraprakisht, duke e bërë publike agjendën apo kalendarin e takimeve dhe aktiviteteve.
PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN
JU FALEMINDERIT! BASHKË, VAZHDOJMË +4!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...