Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.A., i cili dyshohet për përfshirje në dhunën e ndodhur më 29 maj 2023 në Zveçan, ku u sulmuan pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Ai akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë: Sulm ndaj personit zyrtar, Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm, Blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, Posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas aktakuzës, M.A., bashkë me persona të tjerë, ka sulmuar me shufra metalike, koktej molotovi, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri, duke shkaktuar lëndime të paktën 30 ushtarëve të KFOR-it dhe dëmtime serioze të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Janë raportuar edhe dëme të mëdha materiale në automjete zyrtare dhe në pajisjet e gazetarëve.
Prokuroria ka kërkuar që të vazhdohet masa e paraburgimit për të pandehurin dhe ka paraqitur kërkesë për konfiskim të armës së zjarrit dhe shkatërrim të substancave narkotike të sekuestruara gjatë hetimeve./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...