Në Brekoc të Gjakovës gjenden eshtra të personave të zhdukur

14:42 | 30 Korrik 2025
Gita

Në fshatin Brekoc komuna e Gjakovës sot janë gjetur eshtra, të cilat dyshohet se i takojnë personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhduku, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet tona kanë hasur në eshtra.

“Sot, në Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, është konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur. Pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet tona kanë hasur në eshtra”, shkruan Hoti.

Sipas tij, pas eksaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do t’a informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin.

Ai po ashtu ka shtuar se Komisioni dhe partnerët institucional janë të përkushtuar për trajtimin me prioritet dhe kujdes të posaçëm të kësaj çështjeje, në shërbim të familjeve të viktimave dhe për të vënë drejtësinë në vend./Arbresh.info/