Sunderland ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të njohur zviceran, Granit Xhaka, nga Bayer Leverkusen.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin anglez, shkruan Arbresh.info
Xhaka pas një aventure të shkëlqyer me Leverkusenin, ku ishte pjesë kyçe e skuadrës së Xabi Alonsos që fitoi titullin e parë të Bundesligës dhe DFB-Pokal pa pësuar asnjë humbje gjatë gjithë sezonit 2023/24, ndërkohë patën arritej të mira edhe gjatë sezonit që lamë pas, shkruan Arbresh.info.
Me përvojë të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit, Xhaka ka zhvilluar 225 ndeshje në Premier League me Arsenalin, ku fitoi dy FA Cup dhe mbajti shiritin e kapitenit.
Ai është gjithashtu rekordmeni i paraqitjeve me Kombëtaren e Zvicrës, duke mbledhur 137 ndeshje dhe duke qenë kapiten që nga viti 2020.
I renditur në vendin e 16-të në garën për Topin e Artë 2024, Xhaka tashmë rikthehet në Premier League, këtë herë për të ndihmuar Sunderlandin në ambicien për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe me identitet të fortë./Arbresh.info
Sunderland AFC is delighted to announce the signing of Granit Xhaka, who joins on a three-year deal from Bayer 04 Leverkusen! ❤️✍️
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) July 30, 2025
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj