Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tenorin me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, së bashku me mysafirët specialë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, që këtë vit shënon edicionin e tij të pestë.
Në përbërje të delegacionit ishin edhe emra të mëdhenj të muzikës operistike botërore, si Ramón Vargas, një ndër tenorët më të njohur globalisht, mezzosopranoja gjeorgjiane Anita Rachvelishvili dhe dirigjenti Besmir Vokopola.
Gjatë takimit, presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Ramë Lahajt në promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo theksoi rëndësinë e angazhimit të tij në sjelljen e artistëve të njohur botërorë në Prishtinë, duke kontribuar kështu në avancimin dhe ndërkombëtarizimin e skenës kulturore kosovare.
Festivali “Ramë Lahaj”, i cili tashmë është pjesë e kalendarit kulturor evropian, po forcon gjithnjë e më shumë rolin e Kosovës në hartën artistike ndërkombëtare.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...