Hazir Hoxha, kryetar i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, është arrestuar nga policia nën dyshimin për ngacmim ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Sipas raportimeve në media, Hoxha dyshohet se ka kontaktuar në mënyrë të përsëritur deputeten Pacolli, duke i shkaktuar shqetësim.
Portali Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin.
Ndryshe, të shtunën, Hazir Hoxha ka protestuar para deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas pretendimeve të publikuara në media se familjarë të saj kanë përfituar shuma të mëdha nga buxheti i shtetit.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Hoxha shihet duke iu afruar deputetes Pacolli dhe duke i ofruar një dokument, ndërsa i thotë: “Për hajni e ki me dokument”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...