Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke e konsideruar atë të njëanshëm, të papërgatitur dhe me pasoja të rënda për sektorin privat.
Sipas një reagimi zyrtar, bizneset paralajmërojnë se nëse ZRRE nuk tërhiqet nga ky vendim dhe nuk merr sot një vendim për pezullimin e menjëhershëm të procesit, ato do të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit – përfshirë organizimin e protestave të gjera dhe pezullimin e aktiviteteve ekonomike.
“Nëse ZRRE nuk merr SOT vendim për shtyrjen e menjëhershme të këtij procesi, bizneset do të detyrohen të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit, përfshirë protesta të gjera dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike. Kërkesat për dialog dhe rishqyrtim janë shpërfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinë në treg dhe duke e rritur barrën financiare mbi sektorin privat, që tashmë po përballet me sfida të rënda. Paralajmërojmë se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...