Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas saj, Qeveria po e keqpërdor Forcën e Sigurisë së Kosovës për përfitime politike.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu theksoi se FSK është pronë e Kosovës dhe jo e partive politike, duke akuzuar qeverinë për mungesë respekti ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
FSK-ja është e Kosovës, jo e partive.
Heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbulu paaftësinë qeverisëse.
Në vend se të heshtin e të tregojnë respekt për një jetë të humbur, këta po tregojnë disrespekt për të ndjerin dhe familjen e tij.
Sa turp, aq edhe mjerim!
Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë:
Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar?
A thua FSK-në e gjetën në ndonjë pako Smoki???
Apo edhe ajo ka zbritë nga qielli, njëjtë si “sukseset” që veç ata i shohin?
Jo, maskarenjë, mos e politizoni FSK-në!
Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim.
FSK nuk është ndërtuar me statusa në Facebook. FSK ka dalë nga gjaku i bijave dhe bijëve më të mirë të Kosovës!
Respekt për ushtarët tanë!
Turp për ata që po i shfrytëzojnë për PR politik!/Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...