Inspektorati Qendror i Punës thotë se janë në aksion për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ata kanë thënë se ekipet janë në terren duke zhvilluar inspektime, me qëllimin që të mbrohet jeta dhe shëndeti i punëtorëve.
“Ekipi ynë është në terren duke zhvilluar inspektime për të siguruar që çdo vend pune të jetë i sigurt dhe në përputhje me standardet ligjore. Qëllimi ynë: Mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Po kontrollojmë: Pajisjet personale mbrojtëse, kushtet e punës, zbatimin e rregullave të sigurisë. Siguria nuk është opsion – është detyrim”, thotë Inspektorati Qendror i Punës.
Vetëm javën e fundit janë regjistruar tri vdekje të punëtorëve, dy në një vendpunishte në Gjakovë dhe njëri në Istog pas lëndimeve që i kishte marrë në qershor derisa punonte në ndërtimtari duke rënë nga kati i tretë i një ndërtese.
Sindikata e Sektorit Privat ka thënë se 17 është numri i atyre që kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë