Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli dhe delegacioni i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, pritën në takim me ceremoni ushtarake ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne, të shoqëruar nga delegacioni i tij.
Gjatë këtij takimi dypalësh u bisedua mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe përparimet e rëndësishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri Maqedonci informoi homologun irlandez për përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në përmbushjen e çdo standardi të NATO-s — nga doktrinat e ndërtimit profesional të ushtarakëve deri tek sistemet e armatimit që plotësojnë kërkesat e aleancës.
Ministri Maqedonci theksoi gjithashtu se Kosova mbetet e angazhuar fuqishëm për mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe vazhdon të ruajë vigjilencën në rajonin e Ballkanit, duke qenë një aleat i fuqishëm dhe i besueshëm i Irlandës në këtë pjesë të Evropës.
Gjithashtu, ai shprehu falënderimin e thellë ndaj ministrit Byrne dhe Irlandës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, veçanërisht për kontributin e trupave irlandeze në kuadër të misionit të KFOR-it, që luan rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Të dy ministrat u dakorduan për përkushtimin e tyre në forcimin e bashkëpunimit ushtarak, duke theksuar se vetëm bashkë mund të jemi më të fortë dhe më të sigurt./Arbresh.info
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës