Paris Saint-Germain po i afrohet shumë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e portierit francez Lucas Chevalier nga Lille.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, PSG ka dorëzuar një ofertë zyrtare prej 40 milionë eurosh, ndërkohë që Lille kërkon edhe bonuse shtesë për ta kompletuar marrëveshjen, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, bisedimet po ecin në drejtimin e duhur dhe gjithçka po finalizohet në nivel presidentësh mes dy klubeve.
Chevalier, i konsideruar si një nga portierët më premtues të Francës, pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me klubin parisien, duke e nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.
Ky transferim vjen në një kohë kur PSG nuk ka arritur ende marrëveshje për rinovim me Gianluigi Donnarumma, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2026.
Kjo lëvizje shihet si një sinjal i qartë se e ardhmja e Donnarummas në Parc des Princes është në dyshim./Arbresh.info
🚨🔴🔵 Paris Saint-Germain are at final stages of Lucas Chevalier deal, here we go soon!
€40m deal being sorted directly between presidents Al Khelaifi and Letang as Lille ask for more add-ons, but very close.
Chevalier accepted a five year deal last week. pic.twitter.com/goHFOwkLYy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 29, 2025
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...