Nottingham Forest ka arritur marrëveshje me Bolognën për transferimin e sulmuesit zviceran Dan Ndoye.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja kap vlerën e 40 milionë eurove plus bonuse, shkruan Arbresh.info.
Gjithçka ka përfunduar dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi.
Lojtari pritet të udhëtojë drejt Anglisë brenda 24 orëve për të kryer kontrollin mjekësor dhe nënshkruar me Forest.
Ndoye do të zëvendësojë Elangan, i cili u largua këtë verë drejt Newcastles.
Sulmuesi zviceran dy sezonet e fundit ka qenë lojtari kryesor i Bolognas ku ka shkëlqyer në Itali dhe Evropë, si dhe nuk i kanë munguar paraqitjet fenomenale as me kombëtaren e Zvicrës.
24-vjeçari ka luajtur 75 ndeshje me Bolgonan, ku ka realizuar 11 gola e tetë asistime.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...